Një autobus dhe një kamion u përplasën në autostradën Salzburg-Mynih pak pas mesnatës pranë kryqëzimit të Irschenbergut. Sipas raporteve të fundit të policisë, 30 nga 41 pasagjerët e autobusit u plagosën, dy prej tyre rëndë, dhe katër u dërguan në spitalet aty pranë për trajtim. Autobusi sipas mediave gjermane, vinte nga Kosova.
“Pak pas mesnatës, 30 persona u plagosën në një aksident me autobus në autostradën A8 pranë kryqëzimit të Irschenbergut, kur autobusi u përplas me një kamion. Autostrada u mbyll në drejtim të Mynihut për disa orë”, njofton br.de.

Sipas gjetjeve fillestare të policisë, shoferi i autobusit e kishte parë automjetin përpara shumë vonë. Ai u përpoq të devijonte majtas, por u përplas me rimorkion e kamionit. Pjesa e përparme e autobusit u ngec në pjesën e pasme të rimorkios dhe pësoi dëme të rënda.
Sipas njoftimit të policisë gjermane, si pasojë e aksidentit u lënduan 30 persona. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe u shtruan në spital për trajtim të mëtejshëm, ndërsa katër të tjerë u dërguan në klinika për ekzaminime. Për të koordinuar ndihmën mjekësore, u krijua një vend grumbullimi për të plagosurit në stacionin e zjarrfikësve në Irschenberg.
Në vendngjarje ndodheshin ekipe të shumta të ndihmës së shpejtë, mjekë emergjence, sanitarë dhe një helikopter. Autostrada në drejtim të Mynihut u bllokua plotësisht për rreth dy orë.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga