Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Malishevën dhe jo vetëm. Burime të Sinjalit, bëjnë të ditur se personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Golluboc është Astrit Isufi nga Sankovci i Drenasit.
Sipas informacioneve fillestare, viktimat janë dy vëllezër, të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre. Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve.
I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, sot ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë. Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës.
Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëhershme me viktimat, të cilat mund të kenë shkaktuar rëndimin e situatës dhe shpërthimin e dhunës fatale sonte.
Policia dhe Prokuroria janë në vendngjarje. Trupat duhet dërguar për ekzaminim, ndërsa I dyshuari është në kërkim dhe po zhvillohen veprime të shpejta operative për kapjen e tij.
Hetimet janë në vazhdim.



Të tjera
Aktuale
Dosja e Prokurorisë ndaj dy zyrtarëve të Suharekës: Buxheti i komunës u dëmtua afro 7 mijë euro
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur
Aktuale
Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj
Aktuale
Në Prizren, një grua gjendet pa shenja jete
Policia e Kosovës ka njoftuar se