Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë ekskluzivisht për një skenë tronditëse që ndodhi në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku gjinekologu i njohur Afrim Veliu, rreth 60-vjeçar, është sulmuar fizikisht në mes të rrugës nga një person ende i panjohur.
Siç raportoi Sinjali, Policia është vënë në kërkim intensiv të personit që sulmoi mbrëmë gjinekologun, ngjarje kjo që ndodhi në rrugën “Henry Dynant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës.
Ky rast ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin shëndetësor.
Sinjali mësoi se është siguruar edhe një përshkrim i saktë fizik i sulmuesit, janë identifikuar dëshmitarët okularë dhe është në proces verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë që mbulojnë vendin e ngjarjes dhe zonat përreth.
Sipas përshkrimit që disponon prokuroria, i dyshuari është: Rreth 185 cm i gjatë, i dobët në trup, i veshur me trenerka të zeza, ka gjasa që teshat e tij të jenë përlyer me gjak, për shkak të plagëve të shkaktuara viktimës.
Ngjarja ka ndodhur më 20 maj 2025, rreth orës 21:30, kur mjeku ishte sulmuar në mënyrë të befasishme në rrugë, duke pësuar plagë në kokë. Mjeku ka kërkuar ndihmë me urgjencë, ndërsa është dërguar për trajtim dhe fatmirësisht ishte jashtë rrezikut për jetë, thanë burimet.
Lidhur me raportimin e Sinjalit, ka dhënë detaje edhe zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se gjinekologu teksa po futej në veturë është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur.
“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor””, tha mes të tjerash ai.
Po ashtu, edhe zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar se lidhur me rastin hetimet kanë nisur.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka inicuar rastin ‘Lëndim i lehtë trupor’, bazuar në nenin 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me këtë çështje,” ka deklaruar ajo.
Të tjera
Aktuale
KQZ nuk e certifikon Listën Srpska për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit- 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime
Lista Srpska nuk është certifikuar për
Aktuale
Supremja ia kthen Apelit për përmirësim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
Prishtinë- Gjykata Supreme ia ka kthyer
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së