Institucionet e Kosovës kanë nisur procedura për testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve.
Ky insistim është përballur me kundërshtim të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar edhe një hap shtesë, një diskutim të ri në dialogun Kosovë-Serbi.
Mirëpo, në lidhje me këtë ccështje që ka nxitur reagime të mëdha dhe ka marrë vëmendjen e ndërkombëtarëve, nuk kanë reaguar dy partitë më të mëdha opozitare (PDK dhe LDK) dhe as qeveria shqiptare e udhëehequr nga Edi Rama.
E për këtë, ka reaguar ashpër profesori Sadri Ramabaja, ku përmes një postimi në Facebook tha se kjo heshtja flet shumë.
Madje, ai hodhi dyshime se mund të ketë marrëveshje të fshehtë për ndarjen e veriut, ku edhe kërkoi nga Rama, PDK e LDK, të ndryshojnë qasjen urgjentisht.
Postimi i plotë
Heshtja e Tiranës zyrtare dhe PDK/LDK-së rreth çështjes së hapjes së Urës së Ibrit, flet shumë.
Ky qëndrim i diplomacisë perëndimore dhe kjo heshtje e km Rama bashkë me këtë krah të opozitës – PDK-LDK, dyshoj se ka të bëjë me farë marrëveshje të fshehtë për ndarjen e verit?!
Prandaj ky qëndrim, kjo heshtje e kryeministrit Rama dhe e dyshes opozitare në fjalë, duhet të ndryshojë urgjentisht.



Të tjera
Lajme
Syla: Kurti po përpiqet të bëhet diplomat i mirë duke e kopjuar Vuçiqin
Gazetari Valon Syla, ka thënë në
Aktuale
Punëtori bie nga lartësia e objektit në Gjilan, mori lëndime të rënda
Një punëtor ka rënë nga lartësia
Lajme
Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait
Porti më i madh dhe qendra