Pak më herët, Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi propozim-vendimi për bartjen e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025 në vlerë prej 28 milionë eurosh, pikë e cila kaloi duke marrë 38 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, raporton Gazeta Express.
Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama. Ky i fundit në Facebook, ka uruar që të bëhet edhe alokimi i mjeteve të votuara sot, si dhe, 35 milionë euro të tjera, që janë 25 nga të hyrat vetanake dhe 10 si grant qeveritar.
‘’Miratohen në Asamblenë e Kryeqytetit të hyrat e vitit 2024 në vlerë prej 28 milionë euro!
Uroj që ministri në detyrë ta mbajë fjalën për alokimin e mjeteve të votuara sot. Si dhe 25M të hyra vetanake dhe 10M grant qeveritar, në total 35Milion që ende mbahen të bllokuara dhe që nuk kërkojnë asnjë procedurë në Asamble, por vetëm vullnetin e ministrit në detyrë për miratim!’’, ka shkruar Rama.



Të tjera
Aktuale
Prokuroria në Pejë nis hetime për dyshime në numërimin e votave
Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar
Aktuale
Nga rritja eventuale prej 21% e çmimit të rrymës, ekziston rreziku real për destabilizim social
KESCO ka kërkuar nga Zyra e
Lajme
Të premten protestohet para KEDS e Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist,