Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është drejtuar me një shkresë ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për zhbllokimin e buxhetit për Prishtinë, duke thënë se kryeqyteti është në gjendje të rëndë financiare.
Ky veprim i Ramës vjen pas një deklarate të Muratit, i cili akuzoi opozitën se po e mban të bllokuar edhe buxhetin për Prishtinën, duke mos formuar komisionet parlamentare në Kuvend.
“Ne sot i kemi dërguar Ministrisë së Financave edhe një shkresë tjetër zyrtare, sepse buxheti i Kryeqytetit i përfshirë qartësisht në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2025 vazhdon të mos ekzekutohet”, njoftoi Rama.
Ndërkaq, ai i tha se deklaratat e tij në Facebook janë një “përpjekje e lodhtë” për manipulim.
“HEKURAN MURATI, BOLL ME LOJËRA POLITIKE. ZHBLLOKO BUXHETIN E KRYEQYTETIT! Hekuran, mos rri tu e gjujt përgjegjësinë! Çka po ndodh me buxhetin e Prishtinës është rezultat i vendimeve të tua politike, i askujt tjetër! Çdo status që shkruan në Facebook nuk është kurgjo tjetër veçse një përpjekje e lodhtë për me manipulu narrativën publike dhe me zhvendos fajin”.
Dhe për këtë, Rama tha se përgjegjësia politike është e Muratit.
“Po flasim për 33 milionë euro të bllokuara, prej tyre 23 milionë të hyra vetanake dhe 10 milionë grant qeveritar, të cilat mbesin pezull për shkak të vendimmarrjes tënde. Ta kesh të qartë: asnjë status, asnjë justifikim dhe asnjë tentativë për t’u fshehur pas retorikës politike nuk do të të shpëtojë nga përgjegjësia publike për këtë situatë. Kryeqyteti nuk do të mbahet peng i kalkulimeve politike të askujt e as tënde!”.




Të tjera
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në
Uncategorized
Humb jetën gruaja që u aksidentua në Koshtovë
53-vjeçarja që u aksidentua këtë të
Uncategorized
Familja e Shpat Kasapit me reagim publik pas humbjes së parakohshme të artistit
Komuniteti artistik shqiptar u trondit ditët