Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Komuna po angazhohet maksimalisht për menaxhimin e situatës me mbeturinat në kryeqytet, pas bllokimit të kamionëve të ndërmarrjes “Pastrimi”.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se pavarësisht sfidave, po vijon shërbimi “derë më derë” për grumbullimin e mbeturinave dhe se përpjekjet janë të përditshme për t’u garantuar qytetarëve shërbime jetike dhe dinjitoze.
“Po punojmë çdo ditë që qytetarët e Prishtinës të marrin shërbimet jetike me dinjitet dhe pa vonesa. Falënderoj ekipet alternative të Komunës së Prishtinës, që po punojnë pa ndalur 24/7 për të mbledhur mbeturinat dhe për të mbajtur qytetin pastër, në një situatë të jashtëzakonshme, ku mbi 30 kamionë pastrimi mbeten të bllokuar në parkingun e ndërmarrjes Pastrimi”, ka deklaruar Rama.
Ai ka vlerësuar përkushtimin e punonjësve të përfshirë në këtë operacion, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së qytetarëve për punën që po bëhet në kushte të vështira.
“Këto ekipe po bëjnë të pamundurën në kushte tejet të vështira, dhe meritojnë respektin dhe mirënjohjen tonë të plotë”, ka shtuar ai.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite