Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se 37 mijë e 667 nxënës kanë filluar sot vitin e ri shkollor në 64 objekte shkollore të kryeqytetit, ku për herë të parë janë përgatitur kurikulat digjitale për secilën shkollë.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës në shkollën fillore “Faik Konica”
“37 mijë e 667 nxënës sot kanë filluar shkollën në 64 objekte në gjithë kryeqytetin. Pra është një fillim i mirëfilltë. Ne tash kemi përgatitur kurikulat digjitale në secilën shkollë. Panelet janë në secilën klasë, prandaj edhe nëse nuk i kanë librat, ne jemi të gatshëm me kurikulat digjitale”, tha Rama.
Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, tha se mësimi tërëditor prej sot fillon edhe në zonat rurale të kryeqytetit, duke nisur nga SHFMU “Ali Kelmendi” në Barilevë.
“Kjo është një festë masive në kryeqytet dhe ne jemi të lumtur që jemi pjesë e saj çdo ditë pa pushim edhe gjatë verës. Pikërisht këtu ka filluar edhe mësimi tërëditor vitin e kaluar e tash nga këtu kemi 12 shkolla në total në fshatra po ashtu”, tha Shahini.
Ndërsa drejtoresha e shkollës “Faik Konica”, Jehona Oruqi, tha se përgatitjet janë bërë me kohë dhe se risi e këtij viti është koordinimi me prindërit.
“Të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë. Ne e kemi filluar planifikimin qysh në qershor, pastaj e kemi përfunduar përgatitjen finale në gusht. Sa i përket librave, tani është një risi që janë koordinatorët. Deri më tani në shkollën ‘Faik Konica’ janë verifikuar të gjithë prindërit. Sot do të shohim se a i kanë të gjithë. Sipas analizave të vitit të kaluar del që është një nismë e mbarë dhe sivjet gjithçka ka shkuar me rregull dhe siç është planifikuar”, tha ajo.
Të tjera
Aktuale
Një muaj nga vrasja e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra me dy djemtë e tij ende në arrati
Gjilani u trondit rëndë më 10
Lajme Opinione
Isuf Bajraktari: Fitues i vogël në mesin e të vegjëlve
Në Kosovë sot nuk kemi pozitë
Lajme
Ndalohet kontrabanda e “botoksit” e “fillerëve”, Dogana e Kosovës tregon vlerën
Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së