Në një kohë kur procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian mbetet një ndër prioritetet kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor, roli i Odave Ekonomike po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ekonomik dhe institucional me BE-në, ka thënë Lulzim Rafuna, kryetari i kësaj ode.
Një takim i nivelit të lartë mes përfaqësuesve të Odave Ekonomike të vendeve kandidate dhe atyre potenciale me Komisioneren Marta Kos dhe presidentin e Eurochambres, Vladimir Dlouhy, ka folur për rëndësinë e këtyre institucioneve në mbështetjen e integrimit evropian.
Në këtë kontekst, edhe Kosova ka ripotencuar angazhimin e saj për të avancuar në këtë proces, përmes pjesëmarrjes aktive të Odës Ekonomike të Kosovës dhe bashkëpunimit të saj të ngushtë me partnerët evropianë.
“Gjatë diskutimeve tona, u theksua mbi rëndësinë jetike të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke njohur potencialin e tij për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe reformat strukturore në rajonin tonë”, thuhet në njoftimin e OEK-së.
Megjithatë, që ky potencial të realizohet plotësisht, është thelbësore të adresohen masat ndëshkuese ekzistuese politike dhe ekonomike ndaj Kosovës të vendosura nga Unioni Evropian, që pengojnë progresin e Kosovës.
“Këto masa krijojnë pengesa të panevojshme për bizneset tona dhe ekonominë e Kosovës, përkatësisht minojnë përpjekjet tona për të marrë pjesë plotësisht në tregun evropian. Heqja e këtyre barrierave nuk është vetëm çështje e drejtësisë ekonomike, është thelbësore për stabilitetin dhe prosperitetin e Kosovës”, thuhet tutje ne njoftim.
“Plani i rritjes së BE-së për Ballkanin perëndimor ka për qëllim rritjen ekonomike të vendeve të Ballkanit perëndimor, në këtë rast edhe Kosovën dhe nga ana tjetër masat politike dhe ekonomike kundër Kosovës ndikojnë drejtpërdrejtë dhe nuk është në koherencë me planin zhvillimor të po këtij plani ”, tha Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Kryetar i Bordit Menaxhues të Odave Ekonomike të Ballkanit perëndimor.
Oda Ekonomike e Kosovës do të jetë partner kyç i Komisioneres Evropiane duke kontribuar në harmonizimin e ekonomisë sonë me standardet e BE-së.
Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë trafiku në mes të tri veturave në rrugën Drenas–Komoran
Një aksident trafiku ka ndodhur
Aktuale
Kurti në Procesin e Berlinit: Përparimi i Kosovës nën hijen e kërcënimeve nga Serbia
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin
Aktuale
Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike