Qeveria e Kosovës ka miratuar programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike, të propozuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, me qëllim mbështetjen e familjeve me të ardhura të ulëta gjatë sezonit të dimrit.
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se me kthimin e stinës së dimrit, programi do të riaktivizohet për të ndihmuar familjet që nuk kanë mundësi të përballojnë pagesën e plotë të energjisë elektrike.
“Me kthimin e stinës së dimrit kthehet ky program. Subvencionohen faturat e plota ose një pjesë e faturës. Ata që mund të përfitojnë janë familjet që kanë të ardhura më të ulëta se 150 euro në muaj për person. Vitin e kaluar kemi pasur mbi 80 mijë familje përfituese”, tha Murati.



Të tjera
Uncategorized
Zjarri kaplon një autobus në Skënderaj
Një autobus është kapluar nga zjarri
Uncategorized
AAK-ja zyrtarizon këngëtarin e njohur si kandidat për deputet
Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka
Uncategorized
Osmani takohet me Radoniqin e KQZ-së, kërkon proces zgjedhor të rregullt
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka