Qeveria mban mbledhje elektronike, miratohen projektligjet për ratifikimin e disa marrëveshjeve

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime, raporton IndeksOnline.

Mes të tjerash, qeveria ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës.

Po ashtu, qeveria miratoi projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve për programin e Kredisë së bazuar në politikat për sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën.

Gjatë mbledhjes, qeveria miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Qeveria miratoi edhe listën e artikujve për përdorim të përbashkët, që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit publik.

Pas shqyrtimit, qeveria po ashtu miratoi ndryshimet në tabelën 3.2 të Ligjit nr. 10/L-001 për ndarjet buxhetore të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, me qëllim të përmbushjes së obligimeve financiare dhe kontraktuale të papërmbushura nga viti paraprak, për Ministrinë e Mbrojtjes

Të tjera