Kamionë me pesha të rënda u panë të enjten mbi urën e lumit Ibër, që u kontraktuan nga Qeveria e Kosovës. Qëllimi ishte testimi i qëndrueshmërisë së urës, të cilën Qeveria po bën përgatitje që ta hapë edhe pse ndërkombëtarët kanë kërkuar që një çështje e tillë të jetë pjesë e dialogut.
Për të arsyetuar vendimin e hapjes së urës për qarkullimin e automjeteve, Qeveria dhe Komuna e Mitrovicës së Veriut organizuan debat publik, por ftesës iu përgjigjen shumë pak qytetarë.
Disa qytetarë serbë shprehën shqetësime se hapja e urës mbi lumin Ibër mund të rrisë tensionet ndëretnike.
Gjatë debatit, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe të Policisë ofruan garanci të sigurisë në rast të hapjes së urës për trafik – synim që po kundërshtohet nga serbët lokalë dhe bashkësia ndërkombëtare.
Kurse disa orë më vonë, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka demantuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me testimin e urës mbi lumin Ibër.
KFOR-i ka deklaruar se inspektimi teknik i urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë nuk ka qenë në koordinim me ta.



Të tjera
Aktuale
Tubimi i LDK’së në Vranjevc, Abdixhiku: Kjo është Kodra e Trimave, sonte na la të gjithëve pa fjalë
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dardan Sejdiu: Kurti taksat tona po i përdor për mashtrim në zgjedhje
Ish-anëtari i LVV-së, Dardan Sejdiu, ka
Aktuale
A shkon vendi në zgjedhje nëse Osmani s’bëhet sërish presidente? Përgjigjet Gërvalla
Kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, ka