Në Gjykatën Speciale është transmetuar një video e Agim Çekut, në të cilën ai pyetet për mendimin e tij se çfarë do të ndodhte në Kosovë pas përfundimit të luftës.
“Jam ushtar, dhe detyra ime është të kujdesem për ushtrinë dhe lufta të përfundojë me sukses. Të luftojmë deri të dëbohen forcat e Millosheviqit nga Kosova. Politikën ia lë qeverisë sonë që drejtohet nga Hashim Thaçi”, thoshte Çeku.
Prokurori pyeti ish-këshilltarin e Wesley Clark, John Stewart Duncan, nëse e kishte dëgjuar këtë deklaratë, dhe ai tha: “Nuk thotë kështu”.
“Ai nuk thotë që jam pjesë e qeverisë, thotë jam ushtar profesionist dhe politikën ia lë qeverisë sonë që drejtohet nga Hashim Thaçi, dhe kjo përputhet me dëshminë time. Kur unë thash që ata punon si ekip së bashkua, pra që thoshin t’i bëj punën tënde, unë bëj time. Çeku ka folur për aspektin ushtarak ndërsa Thaçi për aspektin politik. Kështu ka qenë dinamika”, deklaroi Duncan



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet