Përmes një postimi të mëhershëm, Xhelal Sveçla, ministër në detyrë i Punëve të Brendshme, ka ndarë disa fotografi nga veriu bashkë me Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, ku ka shkruar edhe se ‘‘në veri të Republikës punët vazhdojnë. Policia e Kosovës në përmbushje të misionit të saj ka mbështetjen tonë plotë.”
Për këtë është deklaruar edhe Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë për veriun.
I pyetur se cili ishte misioni për të cilin Sveçla ka shkruar në Facebook, ai ka deklaruar se ‘‘nuk e di’’.
‘‘Nuk e di, do të duhet ta pyesni ministrinë… Nuk mund të them asgjë për këtë’’, tha për KoSS.
Elshani është pyetur edhe nëse punimet kanë të bëjnë me rrugën që është planifikuar të ndërtohet në këtë pjesë e që e njëjta të çon në bazën e policisë, ai ka deklaruar se ‘‘nuk mund të them asgjë për këtë tani për tani’’.
“Nuk e di. Është një çështje që i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nuk mund të them asgjë për këtë tani për tani.”



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite