Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ia ka parashtruar 10 pyetje Qeverisë
Ai ka thënë se këto pyetje u interesojnë qytetarëve
1. Pse nuk përfundoi rruga Prishtinë – Podujevë, meqë ishte premtuar se do të kryhej në fillim të vitit 2023?
2. Kur pritet të përfundojë rruga Prishtinë – Gjakovë?
3. Kur dhe a do të përfundojnë ndonjëherë punimet në aksin Prishtinë – Mitrovicë?
4. Kur përfundon autostrada për Gjilan?
5. Pse nuk po i marrin pagat minatorët dhe pse po luhet me dinjitetin dhe mirëqenien e tyre?
6. Çfarë ndodhi me rregullimin e Sigurimit Shëndetësor?
7. Pse nuk ka rritje pagash?
8. Pensionet deri kur do t’i mbani në nivel të asistencës sociale?
9. Çfarë keni për të thënë për skandalin me lobim dhe kur do të kemi ndonjë njohje të re?
10. Pse dështuan në shfrytëzimin e momentit për anëtarësim në Këshillin e Evropës?
Ai ka pyetur edhe për urën mbi Ibër.
“Po urën e Ibrit kur do ta hapeni, apo jeni të zënë duke bërë filma në Ujman dhe me lojëra pa krip me manipulimin me diasporë?!”



Të tjera
Aktuale
Pacolli reagon ndaj pretendimeve se ishte në dijeni për vrasjen e Liridona Ademajt
Ish-kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i
Aktuale
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak reshjet e borës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK)
Aktuale
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet për përfundimin e luftës
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se