Prokuroria Speciale e ë Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një grupi të organizuar kriminal prej 11 të pandehurve.
Prokuroria tha se të pandehurit O.T, A.G, B.B., I.K., D.M., F.B., A.R., L.H., A.A., K.I., V.K. përmes kompanisë së regjistruar në ARBK, por të palicencuar, për ndërmjetësim financiar kanë kryer mashtrime të mëdha financiare nga tetori 2018 deri në nëntor 2022.
Ajo tha se në krye të grupit ka qëndruar i pandehuri O.T. – shtetas i Izraelit, “ndërsa pandehurit tjerë, duke u prezantuar si brokerë kanë mashtruar viktimat nga vende të ndryshme të botës, duke përdorur identitete të rreme dhe platforma të parregulluara investimi, ku fitimet e shfaqura kanë qenë vetëm simulime”.
“Viktimave iu kanë premtuar fitime të larta me rrezik minimal dhe në atë mënyrë i kanë nxitur të investojnë shuma të mëdha parash, të cilat pastaj janë transferuar në llogari të bizneseve të regjistruara dhe të kontrolluara nga grupi kriminal, duke u fshehur gjurmët financiare”.
Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprat penale: “Krim i Organizuar”, “Mashtrimi” dhe të pandehurit O.T. dhe D.M. akuzohen edhe për veprën penale: “Shpëlarje e parave” .
Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.



Të tjera
Aktuale
Dosja e Prokurorisë ndaj dy zyrtarëve të Suharekës: Buxheti i komunës u dëmtua afro 7 mijë euro
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur
Aktuale
Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj
Aktuale
Në Prizren, një grua gjendet pa shenja jete
Policia e Kosovës ka njoftuar se