Prokuroria Speciale ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarit për spiunazh H.S.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.
Dje Prokuroria Speciale njoftoi se pas zhvillimit të hetimeve disamujore dhe aplikimit të masave të veçanta hetimore është arrestuar H.S. shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale.
Aksioni dhe arrestimi u zhvillua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, si dhe asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
“Po ashtu, në bazë të urdhëresës së gjykatës kompetente, është kryer edhe bastisje në dy lokacione në Kosovë, ku janë sekuestruar prova materiale, përfshirë edhe disa telefona, që dyshohet se janë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale”.
Prokurori i shtetit nga PSRK-ja ndaj të dyshuarit dje ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite