Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq dhe një personi tjetër për sulmet ndaj gazetarëve në vitin 2023 në Leposaviq, shkruan Express.
Prokuroria ka bërë të ditur se aktakuza ka të bëjë me dyshimin se Simiq ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Me datë 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K., në Leposaviq, i pandehuri S.S., me dashje ka marrë pjesë në turmën e mbledhur prej më tepër se tetë persona, ashtu që në momentin që nga objekti i komunës së Leposaviqit del ministri E.K., personat civil të maskuar fillojnë të gjuajnë shok bomba në drejtim të veturës zyrtare, dhe pasi që kalon vetura zyrtare, i pandehuri u jep urdhër turmës duke thënë që të i sulmojnë mediat, me ç`rast vazhdon sulmi në drejtim të gazetarëve dhe mediumeve të Republikës së Kosovës, fillimisht me shok bomba, pastaj i godasin me grushte, shqelma dhe mjete të forta si kubëza betoni tulla, ngjyra dhe gjësende tjera, si pasojë e të cilave kanë pësuar lëndime të rënda trupore dy gazetarë”, sqaron Prokroria.
Ndërkaq i pandehuri tjetër U.V. dyshohet si i përfshirë drejtpërdrejtë në përdorimin e forcës ndaj gazetarëve të Republikës së Kosovës, akuzohet për kryerjen e veprave penale ”Sulmi” nga neni 184 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 të KPRK, dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që dy (2) të pandehurit të i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit.
Slavko Simiq ishte intervistuar nga Prokuroria dy muaj më parë lidhur me këtë rast
Të tjera
Aktuale
Inepektorati, i shoqëruar nga Policia, po e merr nën kontroll objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë
Pjesëtarë të Inspektoratit Qendror për Mbikëqyrjen
Aktuale
Krerët e shtetit bëjnë homazhe në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 Shtatorit në SHBA
Sot shënohen 24 vjet nga sulmet
Aktuale
Aksident i rëndë mes dy veturave në dalje të Lipjanit (Pamje)
Një aksident i rëndë ka ndodhur