Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë mbajtur një takim të përbashkët me kryeprokurorët e prokurorive në nivel vendi dhe drejtorët e njësive të hetimeve të Policisë, me fokus në luftimin e veprës penale të fajdesë.
Në takim u vendos për intensifikimin e veprimeve të koordinuara ndërinstitucionale, me qëllim goditjen e këtij aktiviteti të kundërligjshëm, i cili, sipas drejtuesve të institucioneve, paraqet një kërcënim serioz për sundimin e ligjit, rendin kushtetues dhe mirëqenien e qytetarëve.
Në takim u theksua nevoja për strategji të qarta, veprime të vendosura dhe të qëndrueshme, si dhe për angazhim të plotë në hetimin, ndjekjen dhe goditjen e çdo individi apo grupi kriminal që përfiton përmes fajdesë.
Po ashtu, në takimin e prokurorëve dhe policëve, u konfirmua përkushtimi për ngrirjen dhe sekuestrimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, si pjesë e përpjekjeve për çrrënjosjen e këtij fenomeni.
Ndryshe, të dielën në qendër të qytetit të Gjilan, si pasojë e fajdeve tre persona u vranë dhe një u plagos. Kjo ngjarje ka tmerruar jo vetëm Anamoravën, por gjithë qytetarët e Kosovës. Fajdexhiu që shtiu me armë drejtim të viktimave është arratisur, ndërsa autoritetet kanë shpallur fletarrest për të.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet