Prokuroria dhe Policia kanë zhvilluar një aksion sot në 15 biznese për shërbime estetike ilegale me botoks.
“Ky aksion po realizohet në zbatim të Urdhrit për Kontroll dhe Sekuestrim të Përkohshëm të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, për kontrollin e 15 lokacioneve – bizneseve që të gjitha në Prishtinë dhe sekuestrimin e provave që dyshohet se kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me veprat penale në hetim, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtare nga neni 414 të KPRK-së, Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësorë nga neni 256 të KPRK-së dhe Tregti e ndaluar nga neni 299 të KPRK-së, kjo për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm se këto biznese, në kundërshtim me Ligjin për Produkte Medicinale, kanë ofruar shërbime estetike duke përdorur produktin medicinal Botoks edhe pse sipas ligjit, ofrimi i këtij shërbimi bëhet nga personeli i certifikuar.”
Në komunikatë thuhet se në Kosovë nuk ka operator ekonomik të licencuar për importin e botoksit dhe si i tillë është ilegal.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë do të vazhdojë me përkushtim të plotë ndërmarrjen e masave ligjore ndaj çdo forme të veprimtarisë së kundërligjshme, me qëllim parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie negative në mbrojtje të interesit publik dhe shëndetit të qytetarëve.”



Të tjera
Ekskluzive Lajme
Kompania amerikane jep detaje : Për çfarë armë u morën vesh dhe kur do të arrijnë në Kosovë
Kompania amerikane për prodhimin e armëve,
Aktuale
Gjykata Supreme shfuqizon nenet që obligojnë pensionistët të lajmërohen në Qendër të Pensioneve
Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës
Aktuale
E rëndë në Prizren: 57-vjeçari gjendet i vdekur në Serbicë të Ulët
Një person është gjetur pa shenja