Barkodet ndërkombëtare do të jenë së shpejti realitet edhe për produktet e Kosovës. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka zhvilluar një takim frytdhënës me kryetaren e Fondacionit GS1 Turqi, Elif Muftuoglu, ku është diskutuar për hapat përfundimtarë drejt anëtarësimit të Kosovës në rrjetin ndërkombëtar të barkodave GS1.
Gjatë takimit, Rafuna ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që GS1 Turqia i ka dhënë Kosovës në këtë proces, i cili do të mundësojë identifikim dhe njohje globale të produkteve vendore, njofton OEK-u.
Në këtë njoftim thuhet se falë këtij bashkëpunimi, GS1 Kosova pritet të fillojë së shpejti lëshimin e barkodave ndërkombëtare, duke i hapur rrugë produkteve kosovare për praninë dhe konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare.
Ky zhvillim do të rrisë vlerën, besueshmërinë dhe sigurinë e produkteve të Kosovës, duke sjellë përfitime si për konsumatorët vendorë, ashtu edhe për ata jashtë vendit.
Bëhet e ditur se me këtë rast Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur falënderim të veçantë për GS1 Turqinë dhe Muftuoglu-n për bashkëpunimin e sinqertë dhe përkrahjen profesionale në këtë proces me rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit.



Të tjera
Lajme Opinione
“Kosova pa rrymë dhe pa ujë”, Hamiti: Kosova jo që nuk doli prej demagogjisë së Kurtit, por u rikurthua me votë
Anëtari i Kryesisë së LDK-së,
Aktuale
Rinumërimi i votave vazhdon, këto janë përditësimet e fundit të KQZ-së
Në Qendrën e Numërimit dhe
Lajme
Edhe Abdixhiku takon të dërguarin e BE-së: Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,