Ish-kryetari i delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Xhavit Haliti nga radhët e PDK-së, ka folur lidhur me dështimin e radhës të Kosovës për të hyrë në agjendën e Komitetit të Ministrave të kësaj organizate.
Sipas Halitit, procesi i anëtarësimit në KiE është i ndërlikuar dhe varet nga gatishmëria e vendeve anëtare për të mbështetur kërkesën.
“Procesi është i varur shumë nga gatishmëria e gjitha vendeve që votojnë ose mbështesin kërkesën e një vendi. Para se me bërë kërkesën, më është thënë se ju mund të bëni kërkesë, por procesi është delikat dhe për të bërë kërkesën dhe për t’u bërë anëtar duhet të diskutojmë bashkë me mekanizmat drejtues që e fusin në rend dite këtë çështje dhe futja në rend dite, gatishmëria mund të jetë e plotë, pasi është diskutuar, është siguruar numri i votave në byro dhe asamble, dhe në delegacionet që janë multi-partiake dhe multi-ideologjike, janë çështje pa të cilat nuk mundet me ec përpara askush”.
Haliti tha se çështja kryesore që ka penguar përparimin është perceptimi se në Kosovë ka shkelje të të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, gjë që ka sjellë edhe masa sanksionuese ndaj vendit.
“Duhet punë shumë për të arritur ku duam. Çështja kryesore që nuk është futur në diskutim Kosova, është konstatimi se në Kosovë shkelën drejtat e komuniteteve, që nuk trajtohen si të tillë dhe për shkak të saj, Kosovës i janë vënë sanksione”, shprehet Haliti. /Frontonline



Të tjera
Aktuale
“Qeveri pa Kurtin”, ekspertja gjermane: Partnerët ndërkombëtarë do të ishin më të hapur ndaj një qeverie nën dikë tjetër
Kosova voton për herë të dytë
Aktuale
AUV-i konfirmon se qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka
Lajme
Pesë shtetet ku Krishtlindja është e ndaluar
Derisa në shumicën e vendeve të