I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Peter Sorensen, ka bërë thirrje për zbatim të plotë të marrëveshjeve të dala nga dialogu, në takimin që ka pasur me presidentin serb.
Ai dhe Aleksandër Vuçiq u takuan në Bruksel ku diskutuan Marrëveshjen e Ohrit dhe hapat konkretë në një sërë çështjesh teknike të dialogut. Nga BE-ja thanë për Kohën se përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, do të thërrasë takim të nivelit të lartë në dialog.
“Sorensen bëri thirrje për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të dialogut dhe përsëriti pritshmërinë e Bashkimit Evropian për angazhim konstruktiv nga të dyja palët – Kosova dhe Serbia – në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Përfaqësuesja e lartë Kallas do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut sapo të krijohen kushtet e përshtatshme për këtë”, thuhet në përgjigjen e BE-së.
Vuçiq pas takimit kishte shprehur gatishmëri për zbatim të plotë dhe konsistent të marrëveshjeve. Megjithëqë Serbia pati refuzuar ta nënshkruante dhe zbatonte Marrëveshjen bazë për normalizim të raporteve me Kosovën, Vuçiqi ka njoftuar se në takimin me Sorensenin ka shprehur interesimin për të bërë hapa konkretë në zbatimin e marrëveshjeve dhe se ka gatishmëri për kompromise.
Që nga shtatori i vitit 2023 nuk ka pasur takim të nivelit të lartë në dialog.



Të tjera
Lajme Opinione
“Kosova pa rrymë dhe pa ujë”, Hamiti: Kosova jo që nuk doli prej demagogjisë së Kurtit, por u rikurthua me votë
Anëtari i Kryesisë së LDK-së,
Aktuale
Rinumërimi i votave vazhdon, këto janë përditësimet e fundit të KQZ-së
Në Qendrën e Numërimit dhe
Lajme
Edhe Abdixhiku takon të dërguarin e BE-së: Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,