Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi te njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar 0.2 gramë heoroinë, ndërsa tjetrit i është sekuestruar 2.1 gramë heroinë.
Në banesën e një të dyshuarit gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 643.7 gram, dy peshore digjitale.
Vlera e përgjithshme e substancës së dyshuar arrin vlerën rreth 12 mijë euro.
“POSEDIM I NARKOTIKËVE- Prishtinë 21.05.2025, 19:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë rreth 0.2 gram, një telefon një palë çelësa të banesës dhe para të gatshme të valutave të ndryshme rreth 825 euro. Tek i dyshuari tjetër janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 2.1 gram. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja e banesës së të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 643.7 gram, dy peshore digjitale. Vlera e përgjithshme e substancës së dyshuar arrin vlerën rreth 12 mijë euro. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite