Prishtina është mbushur me bërllok! Kontejnerët janë plot e përplot me mbeturina! Madje, edhe në qendër të kryeqytetit! Pamje që shkaktojnë neveri!
Mbase xhirimet dhe fotografitë e agjencisë së lajmeve Ekonomia Online e pasqyrojnë me plotësi këtë gjendje, që do të duhej të ishte për alarm për pushtetarë, jo vetëm në nivel komunal, por edhe në shkallë vendi.
Qytetarët flasin të pezmatuar për këtë gjendje.
“Këqyre çfarë pis’hane! Le ne që ne e shohim, po o vëlla e shohin të huajt. Francezi nuk ta qet ku është mirë fotografinë, por ta qet ku është zi e më zi. Nuk e di çfarë bën kompanie për pastrim. Tri herë në javë të pastrohet.
Kryeqytet i i Kosovës o vëlla”, tha qytetari Elmi Krasniqi.
Një ditë më parë, kompania rajonale e mbeturinave “Pastrimi” njoftoi përmes kumtesës se për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë 2.7 milionë euro, “është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës”.
Më tej në kumtesë të kompanisë “Pastrimi” thuhej se për më shumë se pesë muaj, komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura.
“Kjo situatë e ka bërë të pamundur mbulimin e kostove operative dhe vazhdimin e normal të ofrimit të shërbimeve.
“Pastrimi” i bën thirrje Komunës së Prishtinës që të veproj urgjentisht në shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve dhe të rivendosë bashkëpunimin institucional në funksion të garantimit të shërbimeve bazike për qytetarët e kryeqytetit”, thuhet në komunikatën e kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”.
Deri tani, pushteti komunale i Prishtinës nuk ka reaguar.




Të tjera
Aktuale
30 persona do të intervistohen për manipulime me vota në Deçan e Junik
Gazeta Sinjali ka mësuar se 30
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së