Në kazermën “Adem Jashari”, dyert sot janë hapur për të gjithë qytetarët të cilët duan të shohin nga afër Ushtrinë e Kosovës.
Në “Ditën e Forcës” presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka theksuar se kjo është një ditë krenarie për të gjithë shqiptarët dhe se ushtria e Kosovës është pasardhëse e denjë dhe krenare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ajo theksoi se bashkë do të ecet përpara për ta bërë ushtrinë edhe më të fortë.
“Gëzuar ‘Dita e Forcës’, dita e ushtrisë sonë. Sot është ditë krenarie për të gjithë popullin e Kosovës, është ditë krenarie sepse ushtria jonë e sotme është pasardhëse e denjë dhe krenare e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e djemve dhe vajzave që vunë themelet e ushtrisë sonë dhe këta djem e vajza që i shihni sot na bëjnë krenarë jo vetëm brenda vendit, por edhe kudo që ata shërbejnë, në akademi, nëpër vendet e ndryshme të botës ku studiojnë në shtete aleate, por po ashtu edhe në operacione për paqe e stabilitet në vende të ndryshme të botës ku ata shërbejnë krah për krah me aleatët”, tha Osmani.
Më tej, presidentja theksoi se ushtria e Kosovës çdo ditë po forcohet dhe është krah për krah shteteve aleate të saj në mbarë botën.
“Ushtria jonë çdo ditë po forcohet e po bëhet më operacionale, më ndërvepruese, më profesionale dhe natyrisht në radhët e ushtrisë sonë po shtohen djemtë dhe vajzat që duan t’i shërbejnë atdheut. Jemi jashtëzakonisht krenarë me punën e tyre, ata janë garanca më e fuqishme bashkë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë së Kosovës, për sovranitetin tonë, për integritetin, mbrojtjen e shtetësisë dhe çdo qytetari të Republikës së Kosovës”, deklaroi Osmani.
Në fund, ajo theksoi se do të punohet për ta bërë ushtrinë më të fortë, në mënyrë që të mbrohet shteti i ndërtuar me shumë sakrificë.
“Së bashku do të ecim përpara për ta bërë ushtrinë tonë edhe më të fortë çdo ditë në mbrojtje të shtetit tonë që është bërë me shumë sakrificë”, përfundoi presidentja Osmani.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make