Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Edona Malokun në postin e ambasadores së Kosovës në Lisbonë të Portugalisë.
Osmani në platformën “X”, ka pohuar se Edona Maloku është profesioniste e dalluar, transmeton Telegrafi.
“E lumtur që kam emëruar Edona Malokun, akademike dhe profesioniste e dalluar si ambasadore e Kosovës në Republikën Portugeze”, shkruan Osmani.
Gjithashtu, ajo ka shkruar se beson në angazhimin e saj, duke punuar drejt thellimit të lidhjeve të miqësisë mes dy shteteve.
Ndryshe, Edona Maloku-Bërdyna, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministres së Arsimit para një viti.



Të tjera
Aktuale
PDK mohon ofertën për postin e Presidentit
Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar
Lajme Sport
Ndeshja Kosovë-Sllovaki, publikohen formacionet zyrtare
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka
Aktuale
FOX Business: Kosova pjesë e koalicionit ndërkombëtar për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit
Kosova është bërë pjesë e 30