Presidentja në SHBA, ndërsa raportet e Kosovës përballen me sfida

Presidentja, Osmani, po vazhdon vizitën në SHBA, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, një platformë e rëndësishme ku vendet anëtare diskutojnë çështje globale dhe zhvillime ndërkombëtare.  Në kuadër të vizitës në Nju Jork presidentja ka takuar ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.

“Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike”.

Në  një intervistë për televizionin Fox News presidentja ka lavdëruar raportet e mira në mes të ShBA-së dhe Kosovës.

“Që prej vitit 1999 kur ushtarët amerikanë erdhën për të ruajtur jetët tona. Sot ekzistojmë të lirë dhe si shtet Sovran falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse Amerika nuk qëndroi mënjanë dhe nuk mbylli njërin sy në përpjekjen tonë për të mbijetuar derisa po përjetonim gjenocid por erdhi që të na shpëtojë dhe të na jap të drejtën që të jemi të lirë. Sot, 95% e popullit tonë janë pro-amerikan dhe që besojnë në lidershipin amerikan dhe ne vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”., tha Osmani.

Vizita e presidentes në SHBA vjen në një moment kritik për marrëdhëniet Kosovë-SHBA-së të cilat  së fundmi u sfiduan me ndërpjrerjen e dialogut strategjik nga ana e Qeverisë Amerikane, duke shkaktuar kësisoj një shqetësim më shumë në skenën politike dhe diplomatike të Kosovës.  Raportet mes dy shteteve vlerësohen të tensionuara shkaki i disa vendimeve të qeverisë së Kosovës që kanë rritur pasigurinë dhe mosmarrëveshjet me partnerin kryesor transatlantik. Në këtë kontekst, Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, e sheh domosdoshmëri  koordinimin e presidentes dhe kryeministrit në ruajtjen e raportëve me aleatët.

‘’Ka së fundmi në aspektin deklarative se ka një bashkërendim të presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, nuk mund të flasim për një politik të jashtme të koordinuar. Nuk kemi politik të jashtme. Kosova ka dështuar në politikën e jashtme me Qeverinë Kurti 2.  Kosova në arenën ndërkombëtare pothuajse është inegzistente’’, tha Prenkaj për RTV21

Ndonëse sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentja dhe kryeministri obligohen të koordinohen për çështjet strategjike dhe në politikën e jashtme, ish-diplomati, Lutfi Bilalli, thotë se në fakt bëhet fjalë për një raport të brishtë midis dy krerëve të lartë të shtetit. Për këtë shkak, sic vlerëson ai,  politika kosovare shpesh nuk ka dalur me qëndrime të unifikuara ndaj kërkesave të aleatëve të Kosovës.

‘’Është i domosdoshëm koordinimi midis presdientes dhe kryeministrit sepse është edhe obligim kushtetues. Mendoj se shkuarja e presidentes në Neë York do të ketë takime të rendësishme dhe të çoj përpara njohjet e reja për Kosovën. Koordinimi Osmani-Kurti në politkën e jashtme është në interes nacinal dhe shtetëror”.

Pas pezulimit të Dialogut Strategjik me Kosovën  nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidentja, Vjosa Osmani pati shfqur shqetësim dhe keqardhje të thellë. Qeveria në detyrë  ndërkaq i konsideron veprimet e saj, të ligjshme dhe kushtetuese, por, duke mirëpritur edhe kritikat e SHBA-së në raport me aleatimn më të madh të Kosovës.  Ambasadori, Albert Prenkaj, vlerëson se pavarësisht zhvillimeve të fundit, SHBA-ja do t’i ruajë raportet e shëndosha me popullin e Kosovës, siç potencohet në të gjitha reagimet e saj.

‘’Veprimet e dëmshme dhe të pakoordinuara me shtetet të cilat janë sponzor të shtetit të Kosovës ka rezultuar me sanksione. Shkuarja e kryeministrit në Shtëpinë e Bardhë është tabu. Ndërkohë SHBA dhe të shtetet e tjera mike të Kosovës kanë vendosur të komunikojnë me institucuionin legjitim presidencën”, tha Prenkaj.

Ish-diplomati, Lutfi Bilalli, vlerëson se presidentja ka raporte më të besueshme me SHBA-të, por, kërkon kujdes të shtuar të udhëheqësëve të Kosovës në raport me aleatët e saj.

‘’Kosova ka nevojë ta ketë një partnerë të besushëm në forcimin e sigurisë së Kosovës”, tha Bilalli.

Paralelisht me kërkesat e shumta për koordinim ndërmjet presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë Kurti në politikën e jashtme, Kosova vazhdon të sfidohet me situata që ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin, zhvillimin ekonomik dhe pozicionin e saj ndërkombëtar, me qëllim të rritjes së njohjeve të shtetit, ruajtjes së marrëdhënieve  me SHBA-të dhe BE-në, vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe   forcimin e sigurisë rajonale dhe diplomacisë ekonomike.

Të tjera