Departamenti i Shtetit i SHBA-së, ka bërë një postim në Facebook, të titulluar “Presidenti i Paqes” – referuar presidentit Donald Trump. Në postim, siç e ka përmendur shpesh edhe presidenti Trump, thuhet se për shtatë muaj në mesin e shteteve që Trump ndaloi luftën ishte edhe ajo Kosovë-Serbi.
Presidenti Trump, “Presidenti i Paqes”, ndaloi shtatë luftëra për shtatë muaj, shkruan Departamenti i Shtetit i SHBA-së.
DASH liston shtetet:
Kolumbia-Tailandë, Kosovë-Serbi, Republika Demokratike e Kongos –Ruanda, Pakistan-India, Izrael-Iran, Egjipt-Etiopia, Armenia-Azerbajxhan.
Ndryshe, që nga fillimi i mandatit të tij, presidenti Trump po bën përpjekje të mëdha për t’i dhënë fund edhe luftës Rusi-Ukrainë.




Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet