Dje është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Përfaqësuesi i ShBA-së dhe ai i Britanisë së Madhe ndër të tjera thanë se ka ardhur koha që misioni i UNMIK-ut në Kosovë të mbyllet.
Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina tha se kjo ka qenë kërkesë e kahershme e presidentes Vjosa Osmani.
“Kjo ka qenë edhe kërkesë e kahershme e Presidentes Osmani, e përsëritur në adresimet që i ka bërë në Këshillin e Sigurimit”, tha Kupina, njofton Klankosova.tv.
Përfundimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë mbrëmë e kërkoi edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.




Të tjera
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot