Për vdekjen e Shpat Kasapit ka reaguar pak më parë edhe gruaja e tij, Selvija. Në një story në Instagram, Selvija ka thënë se Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në krahët e saj.
Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë… Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di! Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty. E le Roelin jetim, o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më? Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë? Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.”




Të tjera
Aktuale
Ish-shefi i AKI-së shpallet fajtor edhe në rigjykim për rastin “Gylenistët”
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka
Lajme
Kurti i ndërron pozitën Manxhukës, e emëron zëdhënës të Qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka
Aktuale
Murati, Bekimi apo Bashkimi: Kush nga familja Jashari po përmendet si kandidat i mundshëm për president?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,