Politikan shqiptar në SHBA, Gino Mulliqi ka thënë se mbështetja që presidenti amerikan i ka dhënë sot Kosovës në ceremoninë inauguruese të Bordit të Paqes, ku prezente ishte edhe presidentja Vjosa Osmani është lajm shumë pozitiv për kombin.
Ai ka thënë se kjo është arritja më e madhe që pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Mulliqi në Tëvë1, ka thënë se deklarata e Trump dëshmon edhe njëherë që çështja e shtetit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është punën e kryer.
Ishte zhvillim shumë pozitiv për kombin tonë, një arritje më e madhe që kemi që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Është një çështje që Kosova për ShBA-në është punë e kryer, Kosova tash po merr një kahje tjetër politik, krah partnerit të saj kryesor ShBA-së. Për ShBA-në, çështja e territorit të Kosovës është e paprekshme, ku përmendet njohja nga Serbia për Kosovën”, ka thënë ai
Mulliqi ka thënë se në mandatin e dytë të Trump është punuar shumë nga politikanë e aktivistë shqiptar në ShBA, por edhe nga vet presidentja Osmani.



Të tjera
Lajme Opinione
Mero Baze: Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari nga Albin Kurti
Albin Kurti po
Showbiz
Santiana fsheh fytyrën, ekspozon trupin ‘bombastik’
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova,
Lajme
Haxhiu: Nëse kandidohet për President dikush nga familja Jashari merr minimum 84 vota
Gazetari, Baton Haxhiu, ka thënë në