Një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete dje në banesën e tij në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh të policisë sot thuhet se vdekja e tij është duke u hetuar.
“Prishtinë 04.04.2025 – 14:40. Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, tha policia.
Për këtë rast dje ka folur edhe Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, i cili shprehu ngushëllime familjes e kolegëve të tij në polici.
‘‘Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike. Policia e Kosovës shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë”, ka thënë ai.



Të tjera
Lajme
SHBA-ja synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me 5000 marinsa
Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i
Aktuale
Serbisë i dhemb heqja e fusnotës për Kosovën: Rrezikon dialogun
Ministri i Punëve të Jashtme i
Lajme
ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit për 3.85% në fund të vitit 2025
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka