Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh të Policisë njofton se ka iniciuar rast “Hetim mbi vdekjen” lidhur me tri raste të vdekjes që kanë ndodhur të hënën në Podujevë, Prizren dhe Klinë.
Sipas policisë, në Podujevë, një person është gjetur pa shenja jete. “Njësitë policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me vendim të prokurorit”, thekson policia.
Në Prizren, një tjetër person është gjetur i vdekur në kushte të ngjashme. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i tij është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit.
Ndërkaq në Klinë, një grua ka raportuar se një burrë dyshohet të jetë pa shenja jete.
“Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vendngjarje dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, sipas urdhrit të prokurorit”, thekson policia.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjeve në secilin rast.



Të tjera
Aktuale
100 eurot e Kurtit, “blerje e votës” apo ndihmë për dimër e festa?
Qeveria në detyrë ka vendosur të
Lajme Opinione
Muharremi: Gjasat për një qeveri të VV-së janë më pak se 10%
Oponionisti Shenoll Muharremi, shkruan se
Lajme Opinione
I;ir Mirena: Edhe karikatura socialiste e Albin Kurtit, nese ka jete politike, ka me deshtu…
Opinion ng Ilir Mirena, gazetar Nuk