Policia e Kosovës ka bërë me dije se përgjatë datave 4,5 dhe 6 shtator do të ketë mbyllje për një kohë të caktuar të një numri rrugësh, për shkak të garës së çiklizmit që do të mbahet në Kosovë e quajtur “Tour of Kosovo 2025”, shkruan Express.
Etapa e parë do të fillojë me datën 04.09.2025 nga ora 12:00 deri 15:00 – fillimi i garës fillon në hapësirën e autostradës Veternik – Bresje – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë – dhe pastaj do të vazhdojnë deri në përfundim tek dalja e autostradës në Malishevë në kilometrin e 52-të.
Ndërsa etapa e dytë do të mbahet me datën 05.09.2025 nga ora 11:00 deri 15:00 – fillimi i garës fillon në Pikën Kufitare në Vërmicë – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë – Gjergjicë – Komoran – Fushë Kosovë – Uglarë –Lipjan – Babush – Bibaj – Kaçanik – Hani i Elezit – ku edhe do të jetë përfundimi i garës.
Etapa e tretë dhe e fundit mbahet me datën 06.09.2025 nga ora 11:00 deri 15:00 – gara fillon nga Hani i Elezit – Kaçanik – Bibaj – Babush – Lipjan – Uglarë – Bresje – Sllatinë – Komaran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Zhur – Vërmicë, derisa kthimi bëhet nga Prizren Jug dhe gara përfundon në kilometrin e 10-të të autostradës në Vlashnje ku edhe do të bëhet ceremonia e mbylljes së etapës së III-të.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet