Policia po zhvillon një aksion në veri, me asistimin e Doganës. Zëvendësdrejtori i policisë, Veton Elshani, tha për Express se ky aksion është ndërmarrë pas informacioneve se në një lokal në Leposaviq po shiten pije, logo, macia, thika e gjëra të tjera.
Ai tha se nuk ka ende ndonjë person të arrestuar lidhur me aksionin që po zhvillohet.
“Rreth orës 12:00 jemi njoftu nga Njësitet e Policisë Kufitare se në një lokal në zonën e Leposavicit shiten pije, logo, maica, thika, elektroshok etj. Lidhur me rastin Njësiti i Hetimeve Rajonale ka dal në vendin e ngjarjes, aty ka asistu edhe Dogana ndërsa për shkak të mbishkrimeve dhe gjërave të tjera që janë gjetë aty është njoftu edhe Prokuroria Speciale”, tha Elshani.
“Deri tani nuk kemi persona të arrestuar dhe bastisja ende është në vazhdim. Pas përfundimit të saj dhe intervistimeve të nevojshme, në bashkëpunim me Prokurorin e rastit do të dimë se si të veprojmë tutje”.






Të tjera
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot