Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët lidhur me lokalizimin dhe arrestimin e një personi të kërkuar për grabitje.
I dyshuari është Ujkan (Luan) Lataj, i lindur më 2 gusht 2001 në fshatin Carrabreg të Deçanit. Policia njoftoi se ai është i kërkuar për veprën penale “Grabitje”, ndërsa publikimi i të dhënave është bërë me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Policia e Kosovës iu bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë organet e rendit përmes:
Numrit të urgjencës 192 ose 0800 19999 (pa pagesë)
Drejtorisë Rajonale në Pejë në 039 432 327
Apo përmes emailit: [email protected]
Thirrja është publikuar edhe në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në Facebook.



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën