Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë është cilësuar rasti i djeshëm në Prizren ku një burrë ka therur me thikë gruan dhe vajzën e tij të mitur, duke iu shkaktuar lëndime të rënda.
Në raportin e sotëm 24-orësh policia njoftoi se i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat po mjekohen në Spitalin e Prizrenit.
“Prizren 17.10.2025 – 00:20. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti u ka shkaktuar lëndime me mjet të mprehtë-thikë viktimave – bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur. Viktimat me lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha sot policia.
Me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20 pas mesnatës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, policia njoftoi dje se ka pranuar informatën për një rast të dhunës në familje.
“Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore. Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë”.



Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur