Njësitë e Veçanta të Policisë së Kosovës, të cilat çdo ditë janë në vijën e parë të mbrojtjes së sovranitetit dhe luftës kundër krimit në gjithë vendin, veçanërisht në veri, janë përballur sot me një zhgënjim të madh, raporton Gazeta Sinjali.
Pavarësisht dhjetëra e qindra orëve shtesë të punuara, zyrtarët policorë nuk i kanë marrë pagesat për punën jashtë orarit në pagën e fundit.
Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht se edhe muajin e kaluar pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk u paguan për orët shtesë.
Në kushte anonimiteti, një pjesëtar i Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSh) i kishte thënë Sinjalit se përkundër angazhimit të jashtëzakonshëm, shtesat nuk janë ekzekutuar.
“Jam në njësinë speciale për reagim të shpejtë dhe kam punuar shumë pas orarit për shkak të rasteve dhe numrit të vogël të policëve. Kur doli sot paga, e kemi parë se nuk janë ekzekutuar shtesat, pra paga e orëve shtesë. Nuk po e kuptoj pse me ndodh kjo, sidomos që është Bajrami të dielën…”, pati thënë ai për Sinjalin.
Kjo situatë ka krijuar pakënaqësi të thellë mes zyrtarëve policorë edhe të njësive të tjera të Policisë së Kosovës, me të cilët Sinjali ka kontaktuar dhe kanë deklaruar se ndihen të anashkaluar dhe të pavlerësuar për sakrificën e tyre të përditshme.
Kujtojmë se në të kaluarën, Sindikata e Policisë ka ngritur shqetësime të ngjashme, duke kërkuar që pagesat për punën shtesë të bëhen në mënyrë të rregullt dhe pa vonesa.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite