Policia dhe Prokuroria i shkojnë në banesë Shkëlzen Gashit

Anëtari i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, bashkëpunëtor dhe mik i Shkëlzen Gashit, autorit të ekspozitës me pasaktësi për masakrat e kryera gjatë luftës në Kosovë, tha se një njësit policor i Drejtorisë së Krimeve të Rënda po kryen bastisje në banesën e Gashit, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Gjinovci tha se Gashi “tashmë është nën shoqërimin e policisë, por ende i paarrestum”.

“Ky është njësiti i Drejtorisë së Krimeve të Randa të policisë, i cili me urdhëresë të Prokurorisë Speciale ndodhet në banesën e Shkëlzen Gashit. Kanë ardhë me bastisë banesën me mbledhë prova dhe me shoqëru Shkëlzenin i cili tashmë është nën shoqërimin e policisë, por ende i paarrestum”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Shekulli 21, vend demokratik, Prokuroria Speciale dhe Policia e Krimeve të Randa bastisin e shoqnojnë njerëz për ekspozitë”, shtoi Gjinovci.

Integra dhe Admovere, dy organizatat autore të ekspozitës me pasaktësi për masakrat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë, kanë kërkuar falje në një reagim të dielën në mëngjes. Dy organizatat që drejtohen nga Shkëlzen Gashi fhe Kushtrim Koliqi bënë bërë thirrje për “diskutim të hapur” për ta adresuar këtë çështje.

Ekspozita, e cila ngjalli indinjatë të gjerë në Kosovë, me Komunën e Prishtinës që e revokoi lejen për shfaqjen e saj, doli se ishte financuar edhe nga Kuvendi i Kosovës. Për këtë, sot para Kuvendit pati një protestë, e organizuar nga organizatat e kategorive të dala nga lufta në Kosovë.

Shkëlzen Gashi tha të shtunën se për të dhënat e masakrave ishin mbështetur në listën e të vrarëve nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (HLC) organizatë e udhëhequr nga Natasha Kandiq, aktivistja serbe për të drejtat e njeriut.

Por Fondi për të Drejtën Humanitare tha në një reagim po atë ditë se të dhënat e paraqitura të ekspozitë në disa raste japin pasqyrë të pasaktë të krimeve dhe kjo nuk ka të bëjë me çështje interpretimi, por “me mungesë elementare të njohurive mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare, faktet e vërtetuara në gjykatë dhe mënyrën e leximit të të dhënave”.

Të tjera

Aktuale

Kërset boksi në Prishtinë, u përleshen në trafik

Një incident ka ndodhur para pak

Aktuale

Policia dhe Prokuroria i shkojnë në banesë Shkëlzen Gashit

Anëtari i shoqërisë civile, Rron Gjinovci,