Të shtëna me armë zjarri u raportuan të premtën në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, ku një person u plagos pranë një lokali.
IndeksOnline raportoi ekskluzivisht të premtën se i dyshuari për gjuajtjen me armë është futbollisti i KF Rilindja 74, Arbër Shala.
Nga ana tjetër, viktima e këtij incidenti është Lirim Nikqi, i cili po merr tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Burime të IndeksOnline nga spitali gjatë ditës së djeshme kanë konfirmuar se Nikqi është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është paraqitur në polici dhe me vendim të prokurorit i është dërguar në mbajtje.
“Një mashkull kosovar, ka mbetur i plagosur pasi i njëjti është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë dhe i njëjti më pas është paraqitur në stacion policor. Pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,