Një person është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, për plagosjen e trefishtë që ndodhi të hënën në mëngjes, në Veternik, ku të lënduar mbetën dy femra dhe një mashkull.
Sipas raportit policor, 9 persona janë intervistuar lidhur me këtë rast, ndërsa si provë materiale nga vendi i ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë e gjetur.
Të lënduarit janë dërguar dhe janë duke marrë trajtim mjekësor, në Qendrën Universitare të Kosovës (QKUK).
“Rr. Prishtinë-Ferizaj 12.08.2024 – 06:04. Gjatë një rrahje ku ishin të përfshirë disa persona, ishin përdorë edhe armë zjarri. Lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe një mashkull kosovar. Në vendngjarje në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Lidhur me rastin janë intervistuar nëntë persona”, thuhet në raport.



Të tjera
Aktuale
PDK mohon ofertën për postin e Presidentit
Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar
Lajme Sport
Ndeshja Kosovë-Sllovaki, publikohen formacionet zyrtare
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka
Aktuale
FOX Business: Kosova pjesë e koalicionit ndërkombëtar për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit
Kosova është bërë pjesë e 30