Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka mbërritur në hyrje të Prishtinës nga Veterniku, ku është bllokuar rruga nga protestues, raporton Ekonomia online.
Protesta, e paralajmëruar më herët, ka nisur sot në orën 10:00 si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili obligon ndërmarrjet të dalin në tregun e lirë të energjisë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një prani të konsiderueshme të automjeteve të rënda si kamionë, të parkuar në mënyrë strategjike për të ndalur qarkullimin, si dhe forca policore të angazhuara për menaxhimin e situatës.
Përfaqësues të bizneseve janë shprehur të indinjuar me vendimin e ZRRE-së, duke theksuar se dalja në tregun e lirë do të rrisë ndjeshëm kostot e operimit dhe do të rrezikojë funksionimin e shumë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Policia e Kosovës po monitoron nga afër situatën për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, ndërsa nuk raportohet për përplasje deri në këtë moment. /EO/



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite