Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka folur për rastin tragjik të vdekjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, rast për të cilin janë arrestuar pesë policë të Kosovës si të dyshuar për “Vrasje nga pakujdesia”.
Kurti është marrë me diskutimet publike që po bëhen lidhur me rastin. Sipas Kurtit, tendenca për fushatë kundër Policisë së Kosovës është e dëmshme dhe s’është zgjidhje.
“Diskutimet publike që po bëhen dhe gjykimet publike që po jepen, janë të vështira për familjen Zejnullahu dhe miqtë e të ndjerit. Në të njejtën kohë tendenca që të nisë një anti fushatë kundër Policisë së Kosovës është e dëmshme dhe s’është zgjidhje. Thirrjet për drejtësi dhe përgjegjësi janë të drejta, por ato realizohen me rezultate të plota të hetimit dhe një verdikt profesional mbi bazë të tyre. Vetëm atëherë sigurohemi që llogaridhënie për rastin dhe garanci që situate të ngjashme të mos përsëriten asnjëherë”, ka thënë Kurti.



Të tjera
Lajme
Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit
Ka më shumë konfuzion rreth armëpushimit
Aktuale
Prapaskenat: Kush i luajti fijet për marrëveshjen mes Trump dhe Khameneit
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë u habitën
Aktuale
Trump paralajmëron se “të shtënat do të fillojnë” nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar