Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me këshilltarët komunal të LDK-së, kanë braktisur mbledhjen e katërt të Kuvendit të Kryeqytetit, e cila nisi në orën 10:20.
Rama doli nga mbledhja me arsyetimin se nuk ju aprovua kërkesa e tij që pika e 14-të e rendit të ditës, e cila ishte “Propozim – vendimi për hartimin e planit të hollësishëm rregullues në Çagllavicë”, të zhvendoset si pikë e parë e rendit të ditës. Sipas tij, Komiteti për Politikë e Financa, i përbërë nga asamblistë të partive politike në kuvend, e ka vendosur si pikë të 14-të këtë propozimvendim, ndërsa, shefja e asamblistëve të LDK-së, Jeta Rafuna, tha se ajo pikë është dashur të vendoset në fillim, siç ka kërkuar, sipas saj, kryetari Rama.
“Përparim Rama nuk mundet me vendosë vet renditjen e temave të cilat do të diskutohen në kuvend. Rama s’mund të kushtëzojë kalimin e propozimeve tjera me këtë pikë. Kryetari ka halle tjera. Ai e ka mendjen 70 hektarë në Çagllavicë. Ka ngut ta ngjisë sa më lart në rend dite – sepse aty janë interesat e tij. Aty janë premtimet që u ka dhënë biznesmenëve për koeficientë ndërtimi. Ka borxhe për të larë – jo ndaj qytetarëve, por ndaj atyre që i financuan “rrugëtimin ndërtimor” – deklaroi këshilltari komunal i PDK-së, Leutrim Retkoceri.
Në mbledhjen e katërt të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ishin paraparë të diskutohen 18 pika të rendit të ditës, përfshirë subvencionimin me mjete financiare të KRM “Pastrimi”, raportin e punës së “Termokos” si dhe gjendjen aktuale në kryeqytet me qen endacakë, por në mungesë kuorumi mbledhja u ndërpre. /Insajderi



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në