Kreu i Komunës së PRishtinës, Perparim Rama, ka bërë një reagim pasi ka dalë i pari në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai ka falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe ka uruar edhe kandidatët e tjerë për pjesëmarrjen në zgjedhje e kontributin në demokraci.
“Të dashur qytetarë dua të iu falënderoj me gjithë zemër për pjesëmarrjen tuaj në zgjedhjet e lira dhe demokratike të ditës së djeshme. Pjesëmarrja e juaj tregon pjekurinë e shoqërisë tonë, dhe besimin në vlera demokratike. Dua të iu uroj të gjithë kandidatëve që morën pjesë në këtë proces të rëndësishëm, kontributi i cili e forcon demokracinë, e jep zë shpresave e ideve të qytetarëve tanë”, tha Rama në një adresim për qytetarët.
I pari i kryeqytetit kërkoi nga përkrahësit që të jenë të bashkuar për balotazhin e 9 nëntorit.
“Tani ndërsa shikojmë përpara drejt 9 nëntorit, iu ftoj për mbështetjen dhe besimin tuaj të vazhdueshëm. Së bashku mund të ndërtojmë mbi arritje tona, të qëndrojmë të bashkuar, dhe të formësojmë një të ardhme më të ndritur për qytetin tonë të zemrës”, tha Rama.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet