Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga nesër rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”.
Rama njoftoi se pas vendimit të Supremes, nga nesër hyn në fuqi zbatimi i plotë i rregullores për rregullimin e parkingjeve në Prishtinë.
Ai tha se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga Prishtina Parking bëhet me pagesë, sipas tarifave zyrtare.
Njoftimi i plotë:
Rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”
Pas vendimit të Gjykatës Supreme, nga nesër hyn në fuqi dhe fillon zbatimi i plotë i Rregullores për Rregullimin e Parkingjeve në Kryeqytet.
Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet me pagesë, sipas tarifave zyrtare.
Çdo parkim pa pagesë sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Prishtina, qytet ku hapësira publike u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë.



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,