Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ditën e ka nisur nga Kolovica në kryeqytet.
Ai e ka vizituar çerdhen e cila pritet të prfundojë për një muaj.
Rama ka theksuar se kanë instaluar edhe ndriçim dhe gjithashtu e kanë kryer planin e rigjenerimit.
“Çerdhen në Kolovicë e kryjmë për 1 muaj e pak, kah gjysma e nëntorit, kemi instalu numër të madh të ndriçimit, kemi bërë planin e rigjenerimit, tash nuk ka që na ndalë, po fitojna me numër të madh të votave, edhe po i grahim punëve të mëdha”, tha ai.
Rama u mirëprit nga shumë qytetarë, të cilët e lavdëruan për punën në këtë zonë.
“Na po vazhdojna me investime tona, nuk po e presim nivelin qendror, nuk po ndalemi”, tha Rama.



Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur