Është nder i veçantë për mua të pranoj “Mirënjohjen e Artë” nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra, një institucion që ka luajtur rol themelor në historinë e kombit shqiptar dhe në mbështetjen për shtetin shqiptar e Republikën e Kosovës

Falënderoj nga zemra kryetarin e Vatrës, Dr. Elmi Berisha, për vlerësimin dhe rolin e tij ndër vite. Vatra ka qenë dhe mbetet simbol i unitetit, i identitetit dhe i përkushtimit mbarëkombëtar.
Roli i saj historik nga ngritja e vetëdijes kombëtare, te mbështetja për pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës është i çmuar. Kontributi i diasporës shqiptaro-amerikane në proceset tona shtetformuese është i jashtëzakonshëm, dhe figura si Harry Bajraktari e mishërojnë këtë trashëgimi me dinjitet e vizion.
Besoj thellë se bashkëpunimi me SHBA-të dhe me komunitetin tonë të fuqishëm në Amerikë forcon rrënjët e kombit dhe hap perspektiva të reja zhvillimi në teknologji, inovacion, sport, art dhe ekonomi.
Vatra mbetet urë e pazëvendësueshme lidhëse mes brezave dhe mes trojeve tona etnike. Jam mirënjohës për mbështetjen, respektin dhe vlerësimin e treguar.
Ky nderim do të mbetet me mua si një motivim i fortë për të punuar edhe më shumë për qytetarët e Prishtinës dhe për kombin shqiptar kudo që jeton.



Të tjera
Aktuale
Nis senaca për presidentin: Konjufca përballë Kollqakut, që të dy të Vetëvendosjes
Kosova ka hyrë në ditën
Lajme
Abdixhiku me ironi: Kushtetuta ndërrohet natën, besomëni s’ka bereqet
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
Kosova ka hyrë sot në