Një incident i dhunshëm ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 26 dhjetorit 2025 në rrugën “Dervish Qollaku” në Prishtinë, konkretisht në hapësirat e Zone Club, ku disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike me pasoja të përkohshme për shëndetin.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rreth orës 03:00, Policia ka pranuar njoftim për një mosmarrëveshje mes disa personave.
Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur A.H., rreth 26-vjeçar, i cili ishte i gjakosur në duar dhe trup. Ai është shoqëruar në Stacionin Policor Jugu, ku ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas testimit me alkool ka rezultuar me 0.72 mg/l. Pas stabilizimit të gjendjes, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Në oborrin e lokalit janë hasur edhe A.S., rreth 22-vjeçar dhe E.A., rreth 26-vjeçar, të cilët kishin lëndime trupore, si dhe V.K., rreth 24-vjeçar, shtetas i Danimarkës, i cili nuk kishte lëndime. Të tre kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë intervistuar si të dyshuar, duke pranuar se kanë qenë të përfshirë në rrahje.
Ndërkohë, është konfirmuar se në QKUK po trajtohej edhe një person tjetër i përfshirë në rast – L.K., rreth 23-vjeçar, i cili kishte pësuar lëndime në kokë dhe ishte ndalur për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Edhe ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, me udhëzim të Prokurorit.
Lidhur me rastin janë intervistuar edhe tre dëshmitarë.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, është iniciuar rasti penal “Sulmi”, ndërsa A.H., A.S., E.A., dhe V.K., janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërkohë, L.K., është liruar në procedurë të rregullt për shkak të ndërhyrjes kirurgjike që do t’i nënshtrohet.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti janë në vazhdim.



Të tjera
Lajme
Kush janë kandidatët më të votuar e më pak të votuar nëpër ambasada e konsullata?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka
Aktuale
Numërohen gati gjysma e votave në ambasada – Këto janë rezultatet e partive deri tash
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar
Showbiz
Megi ndez rrjetin me fustanin e saj të mbrëmjes!
Në postimin e saj të fundit